Dardan Krivaqa dhe Dardan Sejdiu, të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit, janë shfaqur në seancën gjyqësore të së enjtes në Gjykatën Themelore të Ferizajt.
Seanca kundër Krivaqës dhe Sejdiut pritet të fillojë së shpejti, teksa i pari po akuzohet për vrasje të rëndë dhe veprën penale “Dhunimi”, ndërsa i akuzuari i dytë për “ndihmë në kryerjen e krimit”.
Sipas aktakuzës i pandehuri Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar të njëjtën për të kryer marrëdhënie seksuale, e cila siç thuhet në aktakuzë përcillet me tortura.
Gjithnjë sipas aktakuzës, aty thuhet se i pandehuri Krivaqa fillimisht pa dëshirën e tani të ndjerës ka kryer marrëdhënie seksuale në sallon, pas kryerjes së aktit seksual të njëjtën të zhveshur e kishte dërguar në banjo, nga aty me dhunë e kishte dërguar në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore tani e ndjera Marigona Osmani si pasojë e dhunës së ushtruar kishte humbur aftësinë për të rezistuar, e ku në dy raste në mbrëmje kishin kryer marrëdhënie seksuale, pastaj i pandehuri Dardan të zhveshur e kishte dërguar në banjë, e ku i vërehen edhe lëndimet në trup.
Të pranishëm në sallën e Gjykatës së Ferizajt janë prezent tetë policë, të cilët kanë rrethuar dy të akuzuarit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.