Vrasja e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, arrestohet edhe një person

Vrasja e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, arrestohet edhe një person

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se lidhur me rastin e vrasjes se trefishtë në Gllogjan të Komunës së Deçanit, ka ndaluar K.M., nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve”

Prokurorja e çështjes, në vazhdën e hetimeve intensive për këtë rast, ka autorizuar Policinë e Kosovës për arrestimin e K.M., i cili fillimisht është ndaluar për 48 orë.

Po ashtu, brenda afatit ligjore, prokurorja e çështjes, ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore të Pejës.

Për rastin tragjik i cili mori jetën e tre personave dhe plagosjen e një personi, kjo prokurori është duke ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme deri në ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale./Gazeta Enigma/

Related Articles