Konjufca ia ndërpret fjalën ministres Haxhiu për t’ia uruar ditëlindjen Ganimete Musliut

Konjufca ia ndërpret fjalën ministres Haxhiu për t’ia uruar ditëlindjen Ganimete Musliut

Kryeparalamentari Glauk Konjufca ia ka ndërprerë fjalimin Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut në Kuvend, për t’ia uruar ditëlindjen deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut.



“Ministre çështja është shumë e rëndësishme, por më duhet të të ndërpres për me ia uru ditëlindjen Ganimete Musliut”, ka thënë Konjufca, shkruan Gazeta Enigma.

Veprimi i Konjufcës u përcoll me të qeshura dhe duartrokitje.

“I pash disa lule të mëdha duke qarkulluar dhe kureshtja ime ishte e arsyeshme”,  ka shtuar Konjufca.

Urimit të Konjufcës iu bashkëngjit edhe Albulena Haxhiu.

“Urimet e mija zonja Ganimete Musliu”, tha Haxhiu./GazetaEnigma/

Related Articles