Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vrasjen e trefishtë që ndodhi mesditën e sotme në Gjilan, duke hedhur kritika drejt sistemit të drejtësië për “neglizhencë dhe tolerim”
“Në këtë ngjarje të rëndë nuk mund të mos jem jashtëzakonisht i indinjuar me trajtimin që institucionet e drejtësisë, si Prokuroria e Gjyqësori, janë duke i bërë rasteve të tilla duke i lënë në liri. Sipas informacioneve, i dyshuari kryesor i vrasjes së sotme ka qenë i arrestuar vitin e kaluar nga Policia e Kosovës për fajde, ndërkaq neglizhenca dhe tolerimi nga ana e sistemit të drejtësisë po na sjellin në pikën ku jemi sot”, shkroi Sveçla në një postim në Facebook.
“Është momenti i fundit që këto institucione të reflektojnë e të mos ketë tolerim për asnjë kriminel e asnjë veprimtari kriminale”, u shpreh tutje ai.
“Qytetarët duhet ta kenë shtetin garant të sigurisë dhe jo të ndihen të frikësuar”, përfundoi Sveçla. /Gazeta Enigma