Vrasja në Pejë, Prokuroria jep detaje

Vrasja në Pejë, Prokuroria jep detaje

Prokuroria e Pejës ka dhënë detaje për vrasjen, në Novosellë të Pejës, ku mbeti i vdekur një person.

Për Gazetën Enigma, Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë se dyshohet se dorasi ishte i afërm i viktimës.

Tutje, Nikçi, tha se i dyshuari aktualisht është në arrati dhe organet kompetente po bëjnë përpjekje ta arrestojnë

“Njësitet relevantë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Pejë. Dyshohet se një person me armë zjarri është privuar nga jeta. Dyshimet fillestare janë se vepra është kryer nga një i afërm i viktimës. I njëjti është në arrati dhe organet kompetente po bëjnë përpjekje”, ka thënë Nikçi.

Gjithashtu zëdhënësi njoftoi se turpi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Nikçi.

Policia ka njoftuar vrasja ka ndodhur gjatë ditës, ndërkohë që njoftimi i policisë është bërë rreth orës 14:00.

“14:40 minuta policia është njoftu për një vrasje në fshatin Novosellë. Me të arritur policia ka hasur në një trup të shtrirë dhe është kërkuar emergjenca e spitalit, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Policisë së rajonit të Pejë, Fadil Gashi.

Related Articles