Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga therrjet me një mjet të mprehtë.
E këto lëndime që ia morrën jetën viktimës, dyshohet ia shkaktoi vëllau i tij.
Mirëpo, Agon Myftari, vëllau i dyshes ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
Ai ka njoftuar për kohën e varrimit, që planifikohet të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Arbëri.
Gjithashtu Myftari ka kërkuar që të mos spekulohet, derisa siç u shpreh ai, organet e rendit të japin versionin e tyre.
“Rrethanat që kanë dërguar në humbjen e parakohshme të jetës së Auronit, janë duke u hetuar nga policia”, ka shkruar tutje ai. /Gazeta Enigma