Autori, i cili dyshohet ekzekutoi biznesmenin Bujar Nasufi mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ishte i maskuar si shpërndarës picash.
Siç raportojnë mediat, në mëngjesin e sotëm grupi i hetimit ka marrë deklaratën e gruas së viktimës dhe ka thënë se autori ka qenë në një motor të zi.
Po ashtu, është marrë telefoni i viktimës dhe është duke u zbërthyer.
Hetuesit kanë arritur të sekuestrojnë disa kamera sigurie, ku shihet autori i krimit i cili, duke përdorur një kapuç, ka tentuar të fshehë identitetin e tij.
Ai ishte duke pritur viktimën në afërsi të banesës.
56-vjeçari u ekzekutua para syve të bashkëshortes, në makinë, afër banesës së tij. /Gazeta Enigma