Vrasje e dyfishtë në Vushtrri, Prokuroria jep detaje

Vrasje e dyfishtë në Vushtrri, Prokuroria jep detaje

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur të hënën në Vushtrri.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka thënë se sipas dyshimeve të para, një burrë ka vrarë një grua e pastaj edhe veten.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja.

“Ka ndodhur një vrasje në qytetin e Vushtrrisë. Dyshimet e para janë për një burrë dhe një grua. Dyshohet se burri fillimisht e ka vrarë gruan dhe pastaj edhe veten. Në vend të ngjarjes ka dalur prokurori kujdestar dhe aty janë gjetur disa gëzhoja”, ka njoftuar Preteni.

Gazeta Engima ka kërkuar gjithashtu nga policia informacione lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pranuar ndonjë përgjigjje. /Gazeta Enigma

Related Articles