Vrasje në tentativë në Debëlldeh të Gjilanit, arratiset i dyshuari

Vrasje në tentativë në Debëlldeh të Gjilanit, arratiset i dyshuari

Të mërkurën në fshatin Debëlldeh të Gjilanit ka ndodhur një tentim-vrasje, ka njoftuar policia, raporton Gazeta Enigma.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor teksa i dyshuari është në arrati.

“Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i dyshuari mashkull kosovar (për motive të panjohura), dyshohet se ka shtënë me armë gjuetie në drejtim të tij. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QE-në Gjilan, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e PK-së.

“Njësitet policore në konsultim e koordinim me prokurorin gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-pushkë gjysmë automatike, 1-pushkë pneumatike, 1-pistoletë me gaz, 149-fishekë, 3-gëzhoja dhe 2-DVR të kamerave të sigurisë. Rasti duke u hetuar”.

Related Articles