Vrasje në tentativë në Ferizaj: Disa persona përleshen mes vete, shkrepet edhe arma

Vrasje në tentativë në Ferizaj: Disa persona përleshen mes vete, shkrepet edhe arma

Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. E, shumë raste kanë përfunduar edhe me fatalitet si pasojë e përdorimit të mjeteve të mprehta e armëve të zjarrit.

Një përleshje që rrezikoi të përfundonte tragjikisht ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në lokalin ‘Monami’ në Ferizaj.

Sinjali mëson se pas një konflikti verbal mes disa personave, të njëjtit janë përleshur fizikisht dhe njëri prej të dyshuarve ka shkrepur edhe armën, por që fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz.

Viktima e rastit ka njoftuar Policinë lidhur me ngjarjen, ku ka bërë me dije se njëri prej të dyshuarve ka shtënë me armë në drejtim të tij dhe më pas ata janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e të dyshuarve.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Related Articles