Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të therjes me thikë në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Rasti ka ndodhur në zonën industriale në Prishtinë, të enjten rreth orës 01:20.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje, person-a të panjohur e kanë therur me thikë dhe janë larguar në drejtim të panjohur” .
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse policore./Gazeta Enigma/