Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i dyshuar për vrasje në tentativë është arrestuar gjatë ditës së sotme në Skenderaj.
“Arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të ndodhur në fshatin Rezallë me një shufër metali ka sulmuar viktimën mashkull kosovar”, ka njoftuar policia.
Si pasojë e lëndimeve viktima i moshës 67 vjeçar, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit E .A., 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës i është caktuar masa e ndalimit policor.