Vrau vëllanë për bagëti, dënohet me mbi 21 vjet burg 

Vrau vëllanë për bagëti, dënohet me mbi 21 vjet burg 

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar të pandehurin, Januz Gashi, me 21 vjet e gjashtë muaj burg pasi i njëjti më 12 qershor të vitit 2021, kishte privuar nga jeta vëllanë e tij.

Siç bën të ditur gjykata e gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një fjalosjeje për bagëti, njofton Klankosova.tv.

“I pandehuri J.G., akuzohet se “më 12 qershor 2021, rreth orës 21:25, në fshatin Sopniq të Rahovecit, i akuzuari J.G., në oborrin e shtëpisë së tij, pas një mosmarrëveshje rreth disa bagëtive ka privuar nga jeta vëllanë e tij H.G, i moshës 65 vjeçare dhe ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarve A.G. dhe A. G.(1)., në atë mënyrë që viktima së bashku me dy djemtë e tij shkojnë në oborrin e të akuzuarit për t’ia dërguar bagëtinë dhe aty pas një fjalosjeje të çastit i akuzuari J.G., e nxjerrë një revole nga xhepi i djathtë i pantallonave dhe atë të tipit “Zoraki”, e me të njëjtën shtie disa herë në drejtim të tani të ndjerit, i cili në ikje e sipër qëllohet me dy të shtëna, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse”, thuhet në njoftim.

Kështu Januz Gashi akuzohet për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Related Articles