Mbrëmjen e kësaj të hëne është vrarë një person në fshatin Balaj të Ferizajt, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili bëri të ditur se personi i vrarë është i moshës rreth 40-vjeçare.
“Me datën 15.09.2025 rreth orës 19:42 kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç”, tha tutje Veseli. ./Gazeta Enigma/