Policia njofton se ka arrestuar një person për shkak se e kishte sulmuar babain e tij, i cili kishte tentuar t’i jap terapinë për depresion.
Në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se i dyshuari ka refuzuar këshillat dhe trajtimiin e mjekut.
Ndaj të dyshuarit, me vendim të prokurorit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe nën përcjellje të policisë është dërguar në repartin psikiatrik për tretman të detyrueshëm.
Ndryshe, rasti ka ndodhur në Gjakovë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte goditur fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar i cili kishte tentuar ti jap terapinë të dyshuarit për shkak se ai vuan nga depresioni. I dyshuari ka refuzuar këshillat dhe trajtimin e mjekut, ndaj të cilit me vendim prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48-orë dhe nën përcjellje të policisë është dërguar në repartin psikiatrik për tretman të detyrueshëm”, thuhet në njoftim.