Vuçiq akuzon deputetin serb se ia montoi një fotografi me Kurtin

Vuçiq akuzon deputetin serb se ia montoi një fotografi me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka akuzuar deputetin opozitar serb, Sërgjan Milivojeviq, se ia ka montuar atij një fotografi në të cilën ai shihet përkrah Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës.



Vuçiq, në seancën e sotme parlamentare të Kuvendit të Serbisë, ka thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk i ka shtrënguar duart me Kurtin.

“Këta dy jemi unë dhe Kurti, apo jo? Më duket, unë dhe Kurti. Ne kurrë nuk kemi bërë një fotografi të tillë dhe as nuk ia kemi shtrënguar dorën njëri-tjetrit kurrë në jetën tonë”, tha ai.

“Ndërkaq, kjo është një foto e Kurtit dhe Dendijasit, vetëm se në vend të Dendijasit, ky njeri ma ka vënë foton time dhe ka mashtruar publikun të thotë ‘shiko si e përqafon Vuçiqi, Kurtin’”, ka deklaruar presidenti serb.

“Shikoni se me çfarë gënjeshtarësh të sëmura kemi të bëjmë, shikoni qytetarë të nderuar, se çfarë tash e 30 ditë”, ka thënë ai.

FOTO:

Related Articles