Vuçiq arrin në Rashkë, në kazermat e ushtrisë pritet të takohet me serbët nga Kosova

Vuçiq arrin në Rashkë, në kazermat e ushtrisë pritet të takohet me serbët nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zbarkoi të mërkurën në Rashkë, ku pritet të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në kazermat lokale të ushtrisë serbe.

Ai do të vizitojë njësitë e Ushtrisë Serbe në kazermë, dhe gjithashtu do të vizitojë njësitë e xhandarmërisë, raporton Tanjug.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe pas arrestimit të tetë personave në aksionin e sotëm, ka vazhduar hetimet intensive drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të tjerë që ndërlidhen me kontrabandimin e mallrave.

Kurse, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajë konferencë për media.

Kjo konferencë vjen pas zhvillimeve të fundit në veri./Gazeta Enigma/.

Related Articles