Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për “TV Pink” të mërkurën, ka thënë se synimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është ta destabilizojë rajonin dhe se bota është duke heshtur.
“Bota është gati të heshtë synimin e Kurtit, na takon neve të mos biem pre e këtyre provokimeve. Mendoj se e kuptojnë këtë në Perëndim. Do të jetë e vështirë për serbët në Kosovë e M. Ata duan të na tërheqin në konflikt, duke thënë se jemi shërbëtorë të Rusisë. Nëse shikoni sot mediat kroate, ato shkruajnë ‘Brukseli e kuptoi lojën e Beogradit në BeH’. E çfarë loje është, çfarë po luajmë ne, përveçse po heqim në lidhje me çdo marrëzi që dëgjojmë. Çfarë ka bërë Serbia? Kë e ka ofenduar?” – tha Vuçiq
Deklarimi i Vuçiqit vjen pas refuzimit që ia ka bërë Qeveria e Kosovës Serbisë për organizimin e zgjedhjeve të 3 prillit të Serbisë në Kosovë.
Vuçiq ka thënë se ka pranuar shumë kushte, por jo edhe se “Qeveria e Serbisë ia mundëson Qeverisë së Kosovës”, pasi sipas tij de facto kjo do të nënkuptonte njohje.
“Mendoj se palët ruse e kineze e kuptojnë çdo gjë. Do të jetë e vështirë për ne, do të jetë vështirë për serbët në Kosovë e M. Kurthi është se po përpiqen të na tërheqin në konflikt, duke thënë se jemi shërbëtorë të Rusisë në Ballkan”, tha Vuçiq.
Ai thotë se synimet e Kosovës janë që të poshtërohen serbët, t’u hiqen të drejtat e tyre dhe t’ia pakësojnë votat atij. / Gazeta Enigma.