Vuçiq: Do të shtohet presioni mbi vendet e BE-së për ta njohur Kosovën

Vuçiq: Do të shtohet presioni mbi vendet e BE-së për ta njohur Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do të ketë gjithnjë e më shumë presion mbi katër vendet e BE-së dhe ato të NATO-s për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

“Për këtë gjë po flas që një kohë të gjatë, por nuk mendoj se është realiste. Ajo që duhet pritur është presioni shtesë ndaj katër vendeve të BE-së për ta njohur Kosovën, por është një luftë”, tha Vuçiq.

Kësisoj ai ka komentuar deklaratën e Agim Çekut se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO me një procedurë të përshpejtuar.

Pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën janë: Qiproja, Sllovakia, Spanja, Greqia dhe Rumania, ndërsa të gjitha këto janë anëtare të NATO-s pos Qiprosë.

Kujtojmë se që nga fillimi i luftës Ukrainë-Rusi më 24 shkurt, liderët kosovarë kanë bërë thirrje që Kosova të pranohet në NATO dhe BE. / Gazeta Enigma.

Related Articles