Franca nuk përjashton sanksionet ndaj sektorit energjetik të Rusisë

Franca nuk përjashton sanksionet ndaj sektorit energjetik të Rusisë

Sanksionet ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë po dëmtojnë ekonominë ruse dhe presidentin Vladimir Putin, tha të dielën ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.

Le Maire shtoi se ndalesa e importeve të naftës dhe gazit rus në Bashkimin Evropian, vazhdon të jetë një opsion për Parisin.

“Sanksionet po e dëmtojnë shtetin rus dhe po e dëmtojnë Vladimir Putinin”, tha Bruno Le Maire gjatë një interviste për televizionin LCI.

“A duhet të ndërpresim menjëherë blerjen e naftës ruse, apo duhet të presim edhe pak dhe të ndalojmë importin e gazit rus? Presidenti [i Francës, Emmanuel Macron] asnjëherë nuk i ka përjashtuar këto mundësi”, tha ai. /Gazeta Enigma.

Related Articles