Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duket se mandatin e radhës Ana Bërnabiqit si kryeministre do t’ia bëjë pak më të sikletshëm.
Bërnabiq, tash e sa muaj është si kryeministre në detyrë, pasi ende nuk është votuar qeveria e re në Beograd.
Në cilësinë e mandatares, Vuçiq e dërgoi Bërnabiqin në Kosovë, ndërkohë që mediat në Serbi e kishin trajtuar si temë, se pse ajo s’i shefe e qeverisë serbe asnjëherë nuk ka qëndruar në Kosovë për t’i parë serbët.
Presidenti serb, i cili po qëndron në Nju Jork, ka bërë një deklaratë, që duket edhe si lojë e tij.
Edhe pse dihet se Bërnabiq është marionetë politike e tij, Vuçiq, e ka paraqitur atë si zyrtare me peshë që pytete për Kosovën.
Teksa ka folur për propozimet e gjermanëve dhe francezëve në bisedime, Vuçiq ka thënë se ai kurrë nuk do të lejojë që Kosova të bëhet pjesë e OKB’së.
Ka shtuar se Qeveria që drejtohet nga Bërnabiq mund ta lejojë këtë, por, ai nuk do ta nënshkruaj.
“E di përmbajtjen (e dokumentit), natyrisht që e di. Pikërisht për këtë ata (emisarët), e morrën një porosi të rëndsishme. Serbia nuk do ta lejojë kurrë anëtarësimin e Kosovë në OKB, derisa jam unë President. Ndoshta Qeveria vendos ndryshe, por nuk do ta ketë nënshkrimin tim. Por a duam zgjidhje kompromis dhe raporte të mira, natyrisht se duam. Por së pari t’i shohim të drejtat e serbëve, se çka fitojmë ne dhe se a po respektohet Rezoluta 1244. Por kam frikë se kjo nuk është krejtëisht reale” ka shtur Vuçiq.