Vuçiq: Kam dhimbje në dorën e djathtë, nuk mund të nënshkruaj marrëveshje

Vuçiq: Kam dhimbje në dorën e djathtë, nuk mund të nënshkruaj marrëveshje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë në formë shakaje se ka dhimbje në dorën e djathtë, andaj nuk mund të nënshkruaj, i pyetur sot nëse do ta nënshkruaj marrëveshjen e arritur mbrëmë në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.



Vuçiqi tha se kjo dhimbje do vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme, duke lënë të nënkuptohet se ai nuk do të nënshkruajë marrëveshje normalizimi me Kosovën, gjatë mandatit të tij si president.

“Kam dhimbje të padurueshme në dorën e djathtë, vetëm me të mund të nënshkruajë dhe kjo dhimbje do të vazhdojë edhe katër vjetët e ardhshme”, deklaroi Vuçiqi.

Related Articles