Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në një intervistë për mediumin serb ‘TvPrva’, ka shpalosur arsyen se pse kishte frikë për djalin e tij që ishte në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Vuçiq për Kurtin tha se se ai ishte nxënës i Adem Demaçit, dhe kjo ishte arsyeja pse kishte frikë.
“Ai është nxënës i Adem Demaqit, një njeri që derisa Tito është kujdesur për çdo shqiptar, ka kaluar 18 vite burg… Kurti është nxënës i tij”, ka thënë Vuçiq.
Ai theksoi gjithashtu se kjo është arsyeja pse kishte frikë për djalin e tij. /Gazeta Enigma