Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se ai beson se dialogu me Kosovën do të vazhdojë në gjysmën e dytë të muajit në nivelin më të lartë në Bruksel, dhe se me atë rast do të theksohet siç tha ai “mbrojtja e popullit serb në Kosovë si një kërkesë e fortë.
Kur u pyet se si mund të ndihmohen serbët në Kosovë, ai tha për TV Pink se “ne do të luftojmë dhe do të kujdesemi për njerëzit tanë aq sa mundemi përmes bashkësisë ndërkombëtare.”
Ndërsa, lidhur me rastin e Dragica Gashiq si e kthyer në Gjakovë, Vuçiq tha se “çështja e saj ishte vetëm një paradigmë për sa i shqetëson një vend”.
Ai gjithashtu tha se nuk mund të besonte se si u raportua në disa nga mediat.
Ai gjithashtu vë në dukje se “Serbia nuk ka pasur autoritet de facto në Kosovë që nga viti 1999 dhe 2008 dhe se nuk mund të bëjë asgjë jashtë bashkësisë ndërkombëtare për “të mbrojtur ata njerëz, por që do të ndihmojë në mënyra të tjera sa më shumë që të jetë e mundur”