Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohet me presidentin turk, Rexhep Tayyip Erdogan.
Takimi në mes dyshes është paraparë të zhvillohet të shtunën.
Sipas mediave serbe, Vuçiq kohët e fundit e quajti këtë takim “shumë të rëndësishëm” dhe zbuloi se tema e takimit në Turqi do të jetë për marrëdhëniet në rajon.
Hera e fundit që ata dy kanë biseduar ishte në Stamboll, shtatorin e vitit të kaluar.
Në prag të këtij takimi, Vuçiq pati deklaruar se Serbia duhet të ketë marrëdhënie dhe komunikim të shkëlqyer me Turqinë, sepse është një nga fuqitë më të rëndësishme në botë.