Vuçiq nga Davosi: Pres që Kurti të thotë se si Putini i vogël me urdhër të Putinit të madh do të bëjë luftëra në Ballkan

Vuçiq nga Davosi: Pres që Kurti të thotë se si Putini i vogël me urdhër të Putinit të madh do të bëjë luftëra në Ballkan

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se tashmë e di paraprakisht se si do të jetë takimi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në margjinat e Forumit të Davosit që mbahet në Zvicër.

I pyetur nga gazetarët se si do të jetë paneli me liderët e Ballkanit Perëndimor, ai tha se paraprakisht e di se Kurti do të thotë fjalë të shëmtuara për Serbinë dhe atë.

“Ai do të thotë se si Putini i vogël me urdhër të Putinit të madh do të bëjë luftëra në Ballkan me dhe kaq, kjo është retorika. Unë do të flas ashpër dhe kaq. Për mua është e rëndësishme që kam pasur shumë takime të rëndësishme këtu dhe të gjithë e shohin veten se si do ta mbijetojnë këtë krizë dhe ato biseda janë të rëndësishme për mua”, tha Vuçiq në Davos, shkruan e përditshmja serbe “Politika”, transmeton Klankosova.tv.

Shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurtid dhe kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq do të përballen në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”.

Kurti po qëndron për vizitë  zyrtare në Zvicër që nga dita e hënë.

Atje Kurti do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë, po ashtu do të zhvillojë takime me mërgatën.

Related Articles