Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, përmes një bisede telefonike me presidentin e Izraelit, Isak Herzog, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli ishte “një zhgënjim për Serbinë dhe qytetarët e saj”.
Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq shprehu dëshirën që Serbia të përmirësojë marrëdhëniet dypalëshe me udhëheqjen e re të Izraelit, të cilën ai uroi sukses në punën e saj.
Presidenti i Serbisë thuhet se ka shprehur pritshmërinë që presidenti Herzog dhe Izraeli do të vazhdojnë të mbështesin dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.
“Ne e konsiderojmë shumë të rëndësishme që Serbia dhe Izraeli, përmes bashkëpunimit, të kontribojnë në zgjidhjen politike dhe paqësore të të gjitha mosmarrëveshjeve, konflikteve dhe çështjeve të hapura”, ka thënë Vuçiq.