Vuçiq: Pala kosovare dëshiron që Serbia ta njeh vendin e tyre, por kjo nuk do të ndodhë

Vuçiq: Pala kosovare dëshiron që Serbia ta njeh vendin e tyre, por kjo nuk do të ndodhë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pala kosovare po dëshiron që Serbia ta njohë atë, por sipas tij kjo nuk do të ndodhë.

Vuçiq ka thënë se situata duhet të kthehet si ishte më 20 shtator e më pas mund të vazhdojnë bisedimet.

“Ne u thamë atyre, nuk ka problem, tërhiqni ROSUN dhe do të flasim. Çfarë veprimesh bëri Serbia? Mos e dërgoj ushtrinë apo policinë? Jo. Serbia kësaj radhe nuk ka bërë gjë. Të gjithëve u pengon një Serbi e fortë. Ata duan që Serbia t’i njohë. Unë nuk do të pajtohem me atë që duan ata. E përsërisë, ktheni të gjitha në gjendjen që ishte para 20 shtatorit, e ndoshta mund të flasim”

“Thërrisni NATO-n, telefononi këdo, por nuk do të merrni pëlqimin e Serbisë. Ata kanë interesat e tyre, e kjo është që Kosova të jetë e pavarur e ta detyrojë Serbinë të marrë pjesë në atë që nuk është në interes të saj. Çfarë është ajo që kemi bërë? Kur filloni të gënjeni kështu vazhdon. Ju shesin 5 kilogramë portokaj për 1000 dinarë. E pastaj vijnë policët e të thonë edhe 300 dinarë. Unë nuk paguaj reket dhe nuk do të jap ato 300 dinarë”, tha Vuçiq, raporton B92”

Related Articles