Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar arrestim të shqiptarëve, të cilët sipas tij, shkelin urdhërin e Republikës së Serbisë.
Ai në një paraqitje të sotme, në një ngjarje ushtarake serbe, tha se për këtë Prokuroria e Serbisë tashmë është gati.
E gjithë kjo, vie pasi autoritetet e sigurisë në Kosovë, arrestuan dje një serb i cili ishte në kërkim për veprën penale prishje të rendit kushtetues.
”Dje [Policia e Kosovës] kanë arrestuar një person që është plagosur nga terroristët shqiptarë. Sipas rezolutës ka mundësi që aty të jenë policë rajonalë të nacionalitetit serb, e kanë plagosur dhe tani po e persekutojnë për rrëzimin kushtetues të rendit të Kosovës. Prokuroria jonë është plotësisht e vendosur për të bërë punën e saj, të gjithë ata që shkelin urdhrin e Republikës së Serbisë, dhe ndodhen aty ku kemi pushtet efektiv, do të ndiqen penalisht, arrestohen dhe ndiqen penalisht”, tha Vuçiq.