Vuçiq pas takimit me kancelarin gjerman: Kërkesa e Scholzit për njohjen e Kosovës ishte befasi për ne

Vuçiq pas takimit me kancelarin gjerman: Kërkesa e Scholzit për njohjen e Kosovës ishte befasi për ne

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, janë takuar sot në Beograd, ku një nga temat ishte dialogu me Prishtinën.

“Kemi biseduar edhe për tema për të cilat nuk kemi marrëveshje të plotë, për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kam vënë në dukje gjithçka që nuk është përmbushur nga marrëveshja e Brukselit, por kam kuptuar edhe porosinë e Scholzit, i cili që ka thënë se është e rëndësishme të bëhen shumë hapa të vegjël për të gjetur një zgjidhje të ardhmen”, tha Vuçiq dhe shtoi se do të bëjë çmos që në bisedimet në Bruksel të ketë përparim në dialogun me Prishtinën.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për deklaratën e Scholzit në Prishtinë se “është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të anëtarësohen në BE”, ai tha se “nuk kemi dëgjuar kurrë për njohje reciproke, por për normalizim të gjithanshëm të marrëdhënieve”.

“Askush nuk ka folur për njohje reciproke përveç amerikanëve, askush në Evropë nuk e kërkon këtë, përveç asaj që dëgjuam sot në konferencën në Prishtinë. Kjo këekesë për njohje reciproke është befasi edhe për ne. Gjermania është e fuqishme, ndërsa ne jemi të vëgjël”, tha Vuçiq.

Ai më tutje shtoi se gjërat po ndryshojnë në dëm të Serbisë.

Një nga temat ishte situata në botë dhe Vuçiq theksoi se Scholz me vendosmëri kërkon që Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

“Kam folur për pozicionin tonë dhe specifikat e situatës rreth Kosovës, energjinë dhe marrëdhëniet tradicionale me Rusinë”, tha presidenti serb.

Related Articles