Vuçiq pas takimit me Ramën: Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur

Vuçiq pas takimit me Ramën: Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Glasgow në kuadër të Samitit për Klimën.

Vuçiq në një postim në Instagram ka thënë se vazhdon mbështetja e fortë për Ballkanin e Hapur, porse për takimin e radhës në Beograd, ka thënë se duhet të merren parasysh ngjarjet e fundit në Shkup. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqje të dielën pas rezultateve preeliminare në zgjedhjet lokale.

“Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur. A duhet të mbajmë apo të shtyjmë takimin në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup?” – ka shkruar Vuçiq në faqen e tij në Instagram.

Related Articles