Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për televizionin kombëtar spanjoll “TV Espanyol” ka thënë se Milan Radojiçiq ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe
“Radoiçiq nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, tha Vuçiqi në këtë intervistë.
Ai përmendi se Listën Serbe e sheh si luftëtare të lirisë dhe se, sipas tij, të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë mendojnë të njëjtën gjë.
Ndër të tjera, presidenti serb e cilësoi situatën në Kosovë si shqetësuese.