Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se kryeministri i Kosovës dëshiron të shkaktoj konflikte para zgjedhjeve në Amerikë.
Kjo pasi sipas tij, kryeministrit Kurti po i ikën koha, raporton Nova, transmeton Gazeta Enigma.
“Albin Kurti po provokon sepse po i mbaron koha dhe kërkon të shkaktojë konflikte para zgjedhjeve amerikane. Jo për të pritur një ndryshim të mundshëm në Shtëpinë e Bardhë, por për të na kthyer kundër NATO-s para kësaj. Është e vështirë për popullin tonë, por nuk është pasojë e politikës sonë, por e dhunës”, tha Vuçiq teksa po i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.
Më tej ai shtoi se Serbia duhet të veprojë racionalisht dhe të ruajë me vendosmëri, siç tha, “Kosovën dhe Metohinë brenda kufijve të saj”.
Vuçiq gjithashtu tha se shpreson që KFOR-i nesër do të reagojë “drejt” dhe nuk do të lejojë hapjen e urës mbi Ibër, si dhe do të parandalojë dhunën sepse është paralajmëruar “kundër-reagim në anën tjetër të urës”.
“Unë e di se sa e vështirë është për njerëzit dhe shpresoj se nuk do të na vënë në gjendje të reagojmë”, deklaroi Vuçiq. /Gazeta Enigma