Vuçiq “pranon” propozim-marrëveshjen me Kosovën, Beogradi thërret takime urgjente (VIDEO)

Vuçiq “pranon” propozim-marrëveshjen me Kosovën, Beogradi thërret takime urgjente (VIDEO)

Afër dy orë ka zgjatur në Beograd, një mbledhje e Qeverisë së Serbisë, të hënën.



Kryeministrja Ana Bërnabiq, ftoi për mysafir special në këtë mbledhi presidentin e shtetit të saj, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq, aty informoi ekzektutivin për takimin që e kishte të premten e kaluar me pesë top pesë diplomat nga Evropa e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u bisedua propoozimi I Bashkimit Evropian, për marrëveshje me Kosovën.

“Ju thashë atyre që jemi të gatshëm ta pranojmë konceptin e të punojmë në zbatimin e marrëveshjes së propozuar”,tha Vuçiq të premten e njëzet janarit.

Ndërkohë, ekzekutivi i Serbisë doli me deklaratë ku u tha se institucionet shtetërore serbe janë të sinkronizuara kur vije puna te qasja karshi propozimit për ujdi të shfaqur nga BE-ja.

“Tani në këtë situatë duhet të kujdesemi për të gjitha aspektet. Nisur nga interesat tona kombëtare e shtetërore dhe të ardhmen e vendit. Kjo do të thotë që të vijmë deri te zgjidhja e kompromisit, me sa më pak dëme e sa më shumë përfitime për ne.” tha Ivica Daçiq, ministër i punëve të jashtme të Serbisë.

Related Articles