Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka glorifikuar Milan Radojçiqin, personin që ndodhet në listën e zezë të SHBA-ve dhe është i kërkuar nga autoritetet e Kosovës për shkak të veprave të tij kriminale.
Madje Radojçiq shihet në aksionin terrrorist të 24 shtatorit, video e publikuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Por për presidentin destruktiv serb, Vuçiq, Milan Radojçiq është ”luftëtar i lirisë“.
Thotë se Radojçiq nuk është plagosur më 24 shtator në veri të Kosovës, madje e pranon që ndodhet në Serbi.
“Milan Radojiçiq nuk u fsheh dhe as nuk u turpërua për rolin e tij. Ai me siguri do t’i përgjigjet ftesës së autoriteteve kompetente të Serbisë. Jam i bindur se do të dëgjohet, është në territorin e Serbisë qendrore. Ai nuk është i plagosur, ai është një njeri që e konsideron veten luftëtar të lirisë, nuk ka hequr dorë nga shokët dhe nuk do të heqë dorë, por ka gjëra dhe pyetje që do të duhet t’i përgjigjet”, ka propaganduar Vuçiq