Vuçiq: SHBA po vendos sanksione ndaj Industrisë Serbe të Naftës për shkak të pronësisë ruse

Vuçiq: SHBA po vendos sanksione ndaj Industrisë Serbe të Naftës për shkak të pronësisë ruse

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se SHBA do të vendosë sanksione të plota ndaj Industrisë Serbe të Naftës (NIS) për shkak të lidhjeve me pronësinë ruse, shkruan Enigma.

Vuçiq tha se ky është një nga lajmet më të vështira të viteve të fundit për shtetin serb.

“SHBA do të vendosë sanksione të plota kundër NIS brenda pak ditësh për shkak të pronësisë ruse. Britanikët i bashkohen sanksioneve. Kur një kompani është nën sanksionet e SHBA-së, askush nuk dëshiron të punojë me të”, shpjegoi ai.

Ai theksoi se kjo mund të shihet në shembullin e Republika Srpska.

“Meqenëse nuk i kemi marrë letrat, nuk e di sa kohë do të na japin, prisnim të vinte para një viti e gjysmë nga BE-ja, nuk erdhi nga BE-ja, por erdhi nga Amerika, të cilat janë ndoshta sanksionet më të rënda që nga ai moment. Natyrisht, kjo na hap probleme me miqtë tanë rusë. Nga politika e në gjithçka tjetër”, ka shpjeguar Vuçiq.

Related Articles