Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pret që Ura e Ibrit të hapet më datë 14 ose 15 të këtij muajit.
Këtë deklaratë Vuçiq e dha gjatë një konference për media.
Ai theksoi se bashkësia ndërkombëtare do të përpiqet të vendosë liderë të rinj serbë, të cilët në fakt do të përpiqen të negociojnë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Kreu i shtetit serb, iu thirrje KFOR-it që të mos lejojë hapjen e urës.