Vuçiq zbulon datën e liberalizimit të vizave për Kosovën

Vuçiq zbulon datën e liberalizimit të vizave për Kosovën

“Për që pozicioni i Bashkimit Evropian ndaj anëtarësimit të Serbisë është që ta njohim Kosovën është e vërejtshme, por nuk është pozicion zyrtar, ka thënë Presidenti i Serbisë”, Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç tha se BE e frazon dialogun Kosovë-Serbi si “dialog për normalizim të marrëdhënieve” dhe jo me “njohje të ndërsjellë”.

Një mesazh të tillë, tha ai, e kanë marrë nga kancelari federal gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij së fundit në Prishtinë dhe pastaj në Beograd.

“Ne këtë e kemi vërejtur, edhe pse shumë njerëz në sferën politike dhe publike nuk donin ta vërenin. Por, në procesin zyrtar të negociatave, është ende ‘normalizim i plotë i marrëdhënieve’, askund nuk flitet për ‘njohje të ndërsjellë”, ka thënë ai për Tanjug.

Vuçiç, mes tjerash akuzoi Kosovën për “spastrim të Veriut nga serbët”, të cilët, sipas tij, “besojnë që jetojnë në Serbi”.

“Ata po ngritin kallëzime penale kundër njerëzve që janë kundër Prishtinës, që është provë që dikush dëshiron të dëbojë serbët politikisht dhe fizikisht që mendojnë se jetojnë në Serbi dhe jo në Kosovë”, vazhdoi ai.

“Qëllimi i tyre i vetëm është të pastrojnë veriun dhe atëherë të mendojnë se gjithçka është kryer. Dhe të gjithë po pretendojnë të jenë të çmendur në komunitetin ndërkombëtar sikur asgjë nuk po ndodh”, ka shtuar më tej Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç zbulon datën e liberalizimit të vizave për Kosovën

Mes tjerash, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Bashkimi Evropian do ta t’ia heq Kosovës regjimin e udhëtimit me viza “si shpërblim”, dhe se për një gjë të tillë, Serbia nuk është kundër.

“Por thjesht dua të shoh se si do ta shpjegojnë shpërblimin e atyre që s’bënë asgjë për dialog, që ndaluan zgjedhjet, që konfirmuan incidentet të përditshme që s’meritojnë besimin e komuniteti ndërkombëtar”, ka vazhduar më tej ai.

Mes tjerash, sipas Vuçiç, Serbia nuk ka problem të bashkëpunojë për çështjen e personave të zhdukur në kuadër të dialogut, por në këtë mes edhe pala kosovare duhet të jetë konstruktiv.

“Është detyra jonë të negociojmë dhe nuk kemi asnjë problem me personat e zhdukur, u thashë të na tregojnë listat e tyre dhe ne do të shkojmë menjëherë në ato vende për të kontrolluar. Por edhe ne këtë po e kërkojmë sepse edhe ne kemi dyshime se ‘serbët janë varrosur në to. Na jepni atë që kërkoni nga ne’”, ka shtuar ai.

Sipas tij Serbia respekton të drejtën ndërkombëtare, për sa i përket cenimit të integritetit territorial të një shteti tjetër.

“Integriteti territorial tani duket se është bërë një frazë e preferuar e Perëndimit. Do të jetë interesante në datën 23 në Bruksel, kur duhet të merren vendimet për Ukrainën, Moldavinë dhe Ballkanin Perëndimor. Për herë të parë, askush i gjallë nuk e di se çfarë do të ndodhë”, tha ai.

Related Articles