Vuçiqi me ultimatum ndaj Kosovës pas vendojses së reciprocitetit të targave

Vuçiqi me ultimatum ndaj Kosovës pas vendojses së reciprocitetit të targave

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se Serbia do të marrë parasysh masat kundër Kosovës në ditët e ardhshme dhe më pas do të dalë me to.

“Ne duam të tregojmë vullnet të mirë dhe t’i japim kohë Prishtinës për të ndryshuar vendimet e këqija, nëse ata nuk duan, ne do të marrim masa për të mbrojtur Serbinë,” tha Vuçiq pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, raporton Tanjug.

Vuçiq paralajmëron masa ekonomike dhe politike ndaj Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se autoritetet në Prishtinë po demonstronin forcë dhe se ata kishin interpretuar sipas dëshirës së tyre Marrëveshjen e Brukselit kur njoftuan për zbatimin e reciprocitetit për targat e automjeteve.

Vuçiq e përshkroi situatën në Kosovë si “një nga ditët më të vështira për popullin serb në Kosovë”.

“Nuk bëhet fjalë për ndonjë dramatizim, por situata është shumë serioze dhe e vështirë”, tha presidenti i Serbisë, duke shtuar se “është e vështirë të arrihen zgjidhje racionale, me ata që sillen në mënyrë të papërgjegjshme”.

Ai tha se ka diskutuar për situatën me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrel. Vuçiq paralajmëroi që nesër do të thrrasë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Serbisë.

“Shpresoj se nuk do të na duhet të marrim masat tona, si ekonomike ashtu edhe politike, sepse kjo nuk do të ishte mirë për të gjithë rajonin, veçanërisht për marrëdhëniet tona me Prishtinën”, tha Vuçiq, derisa porositi serbët të mos bien pre e provokimeve, të protestojnë në paqe dhe pa incidente.

“Kjo është ndërhyrja më brutale me rreth 350 njerëz, më shumë se 20 automjete të blinduara, snajperë të vendosur në shumë vende të cilët supozohej të mbulonin shtëpitë e serbëve që do të kundërshtonin terrorin e autoriteteve të Prishtinës”, tha Vuçiq.

Related Articles