Vuçiqi po i humb zgjedhjet? Nga terreni vijnë informacione dramatike

Vuçiqi po i humb zgjedhjet? Nga terreni vijnë informacione dramatike

“Serbia kundër dhunës” aktualisht ka rreth 40 për qind të votave, ndërsa koalicioni i Vuçiqit ka rreth 49 për qind të mbështetjes. Kështu thonë në “CRTA” vëzhgues të pavarur të zgjedhjeve,

Presidentit serb Aleksandar Vuçiq, mund t’i bjerë mbi kokë dëshira për të thirrur në çdo çast zgjedhje të jashtëzakonshme. Siç shkruan gazeta me ndikim Politico, opozita e bashkuar tashmë po kërcënon seriozisht qeverisjen e tij prej dekadash në zgjedhjet e shpallura më 17 dhjetor.

Mediat e tjera thonë se Perëndimi ishte shumë i butë ndaj Vuçiqit, i cili gjithnjë e më shumë po i ngjan Millosheviqit: ai po e rrënon Malin e Zi, po destabilizon Bosnjën dhe Hercegovinën, po ashpërson marrëdhëniet me Kroacinë, po gënjen popullin e tij për Kosovën e humbur shumë kohë më parë. Ai gjithashtu është sponsor i mafias, përdor shërbimet sekrete për qëllime private.

Serbët nuk janë të kënaqur me çmendurinë e përgjithshme në televizion, përhapjen e frikës, kontrollin e gjithçkaje dhe korrupsionin që po e gllabëron Serbinë.

Serbia po bëhet sërish një nga problemet e mëdha evropiane, edhe pse kreu i Serbisë e prezanton veten si zgjidhja dhe shpresa e vetme për paqen. Ndërsa, në realitet është pikërisht e kundërta – ai gënjen, shpif, komploton. Dhe këtë tani po e kuptojnë edhe diplomatët evropianë. Por, ndoshta shumë vonë.

Në thelb, Vuçiqi është aktualisht armiku më i madh i Serbisë dhe i rajonit, sipas analistëve nga Ballkani në deklaratat e tyre të fundit për media të ndryshme vendase dhe të huaja.

Publiku është i tërbuar për shkak të dy masakrave në maj, ku u vranë 19 persona, vazhdon Politico.

“Serbia kundër dhunës tani ka rreth 40 për qind”, ndërsa koalicioni i Vuçiqit ka rreth 49 për qind të mbështetjes. Kështu thonë në “CRTA”, vëzhgues të pavarur të zgjedhjeve.

Por është shumë domethënëse që funksioni i rëndësishëm i kryetarit të Beogradit është krejtësisht i pasigurt dhe agjenci të shumta të sondazheve të opinionit publik parashikojnë triumfin e opozitës në kryeqytet.

Një fitore në Beograd do të kishte më shumë se kuptim simbolik. Domethënë, opozita e siguroi pjesën më të madhe të mbështetjes gjatë protestës së aktivistëve kundër ndërtimeve pa leje dhe duke dënuar projektet madhështore që iu shpërndanë miqve të Vuçiqit në kryeqytetin serb, shkruan Politico.

Sipas analistit serb Majstoroviq, opozita po përballet me një situatë të ngjashme me atë menjëherë pas luftërave jugosllave, kur përmbysja e të fuqishmit Sllobodan Millosheviq e la vendin në rrëmujë dhe Perëndimi ishte shumë i etur për rezultate të shpejta.

Related Articles