Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vlerësoi se policia u soll në mënyrë profesionale të martën, kur e arrestoi aktivisten Aida Qoroviq vetëm për shkak se hodhi ve në muralin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Bosnjë.
Vuçiqi tha se policët që të veshur me rroba civile e arrestuan aktivisten e ruajtën “rendin dhe qetësinë”.
“Dikush ka dashur vetëm të bëjë cirk dhe t’i shkaktojë dëm vendit të vet”, tha presidenti serb.
Shkrimtari serb, Vladimir Arsenijeviq të martën ishte dëshmitar i sulmit ndaj aktivistes Aida Çoroviq, pasi ajo hodhi vezë mbi një mural me imazhin e kriminelit serb, Ratko Mlladiq në Beograd.
“I gjithë shteti i Serbisë, me fuqinë e tij, e ka sulmuar një grua në moshë, gjë që është anormale, dhe unë thjesht u përpoqa ta mbroj atë nga ata”, tha Arsenijeviq, shkruan gazeta serbe, Nova.
“Kur dikush hedh një vezë në një mural me imazhin e një krimineli lufte, është një akt simbolik. Është paradoksale që mblidhen kaq shumë forca policie për ta mbrojtur një art të rrugës, nëse mund të quhet kështu madje, dhe për t’i trajtuar në atë mënyrë njerëzit që përpiqen ta lënë një mesazh”, tha shkrimtari serb.
Murali i kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, u fsh të mërkuren, dy ditë pasi ishte zbuluar në fasadën e një ndërtese skaj rrugës në Beograd. Njeriu që e mbuloi me ngjyrë të bardhë muralin e kriminelit Mlladiq është Gjorgjo Zujoviq, anëtar i Partisë Socialdemokrate të Serbisë.
Zhujoviq tha se ky është një akt prej një njeriu normal. Ai tha se nuk është normale që në Beograd të shfaqen murale të tilla të cilat përshkruajnë serbët “ashtu siq nuk janë”, shkruan N1.
Në Serbi dhe Republikën Srpska të Bosnjës ka shumë murale të kriminelit Mlladiq. Po ashtu, shumë njerëz në Serbi, përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë, nuk e pranojnë se në luftërat e ish-Jugosllavisë ka pasur gjenocid nga ana e serbëve ndaj popujve tjerë.
Vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiq e kishte përuruar një rrugë me emrin e Mlladiqit në Beograd në kohën sa ishte në opozitë./Gazeta Enigma/