Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, deklaroi sot se “Kosova nuk është dhe nuk do të jetë shtet përderisa Serbia do udhëhiqet nga Presidenti i saj Aleksandar Vuçiq”.
“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjithashtu e di se ai nuk do të jetë në gjendje të dëbojë serbët me forcë ose të përsërisë krimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pa u ndëshkuar”, tha Vulin në një deklaratë me shkrim, sepse Kurti “sulmoi dhe ofendoi përsëri Serbinë dhe presidentin e saj Vuçiq në një intervistë me HRT”, tha Vulin.
Vulin gjithashtu deklaroi se Kurti nuk po sulmon asnjë politikan që udhëhoqi Serbinë, por vetëm Vuqiçin.