Vushtrri: Qentë endacakë i vërsulen policit, ai e nxjerr armën dhe gjuan për t’i zmbrapsur

Vushtrri: Qentë endacakë i vërsulen policit, ai e nxjerr armën dhe gjuan për t’i zmbrapsur

Qytetarët vazhdojnë të përballen me probleme nëpër rrugë që po shkaktohen nga qentë endacakë, raporton Gazeta “Enigma”.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në Vushtrri ku një person zyrtar është detyruar të përdorë armën për t’i zmbrapsur qentë që iu vërsulë.

Sipas burimeve të Sinjalit rasti ka ndodhur në rrugën “Rifat Galica” teksa polici ishte duke u kthyer në shtëpi, kur paprimtas ia zunë rrugën një numër i madh i qenve. 

Përballë kësaj situate, për t’i shpëtuar rrezikut që po i kanosej, zyrtari policor vendosi të gjuajë në drejtim të qenve.

Nga ky incident, asnjëri nga qentë nuk ka pësuar lëndime e as ndonjë qytetar.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet përkatëse të Policisë, ku janë kryer ekzaminime.

Lidhur me rastin, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës dhe janë nderrmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Related Articles