Komuna e Vushtrrisë ka ndarë një shumë prej 50 mijë eurove për klubin e futbollit “Vushtrria”, në shenjë përkrahje para ndeshjes finale për inkuadrimin në Superligën e Kosovës.
Vushtrria arriti fitore ndaj Lirisë së Prizrenit pas penalltive në ndeshjen e barazhit për Ligën e Parë, ndërsa tani e pret sfida përfundimtare.
“Forca” do të përballet me Malishevën në barazh, ku në rast të fitores, vushtrriasit do të riktheheshin në elitën e futbollit kosovar pas dy vitesh.
Ndeshja mes Malishevës dhe Vushtrrisë do të zhvillohet nesër (28 maj), në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me fillim nga ora 16:00.