VV e fiton mandatin e 57-të sipas përditësimit të fundit nga KQZ, ndërsa PDK e humb një deputet

VV e fiton mandatin e 57-të sipas përditësimit të fundit nga KQZ, ndërsa PDK e humb një deputet

Sipas rezultateve të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndryshime në ndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Lëvizja Vetëvendosje sipas këtyre rezultateve ka siguruar edhe një mandat shtesë, duke e çuar numrin e deputetëve në 57.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka humbur një mandat dhe tashmë do të përfaqësohet me 22 deputetë në Kuvend.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk ka ndryshime në ndarjen e mandateve. LDK pritet të ketë 15 deputetë, ndërsa AAK 6.

Kujtojmë se procesi i numërimit të votave po vazhdon. /Gazeta Enigma/

Related Articles