VV e ndali votimin në pako të nënkryetarëve, a do të vazhdojë konstituimi pas konsultimeve “30 minutëshe”

VV e ndali votimin në pako të nënkryetarëve, a do të vazhdojë konstituimi pas konsultimeve “30 minutëshe”

Kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kërkuar pauzë 30 minutëshe, pas mospajtimit mes partive për zgjedhjen e nënkryetarëve të kuvendit. Haxhiu drejtuar deputetëve, tha se ka qëndrime të partive që kërkojnë që votimi të bëhet në pako, dhe ka të tjerë që kanë hezitime për këtë.

Menjëherë pas kësaj, deputetët filluan të lirojnë sallën, ndërsa përfaqësuesit e partive parlamentare shkuan për takim me Haxhiun.

Rreth kësaj situate, pati reagime të menjëhershme të deputetëve të VV’së. Është Donika Gërvalla, ajo e cila ka thënë se mënyra e propozimit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit është e papranueshme.

Igor Simic ka thënë se e propozon emrin e Slavko Simic për nënkryetar të Kuvendit në “emër të popullit serb”.

Reagim ka pasur edhe deputeti i Vetëvendosjes, Arton Konushevci, i cili tha se propozimi i deputetit të Listës Srpska, Igor Simiq, për nënkryetar të Kuvendit, i cili tha “në emër të popullit serb”, duhet të sanksionohet.

“Në Republikën e Kosovës, propozimet institucionale kanë rregulla të qarta kushtetuese, andaj kjo shkelje e qëllimshme nga deputeti serb, Simiq, i cili propozoi nënkryetarin e Kuvendit në emër të popullit serb, duhet të sanksionohet nga autoritetet kompetente”.

Për dallim nga këta dy, më ndryshe ka reaguar deputeti i LVV’së, Ilir Kërçeli, i cili në deklarimin e ka komentuar propozimin LDK për Kujtim Shalën për nënkreytar të Kuvendit të Kosovës.

Kërçeli ka kujtuar deklarimet e Shalës kundër bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje duke i thënë se votat e kujt po i kërkon tani që dëshiron të zgjidhet nënkryetar.

‘’Kujtim Shala është deklaruar se është votuar për të mos bashkëpunuar me Albin Kurtin. Tash po i kërkon votat e Lëvizjes për tu bërë nënkryetar. Prej kujt po kërkon votë tash?! Ai që nuk ka votë madje as kundër Presidentit e as nuk rri në sallë?!’’, ka thënë ai.

Ndryshe, tashmë janë bërë më shumë se 30 minuta që nga fillimi i pauzës porse, deputetët ende s’janë kthyer në sallë./GazetaExpress

Related Articles