Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh optimist se edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të shënojnë fitore “me mbi 50 për qind”.
Gjatë një interviste në Alsat.mk Kurti përmendi rritjen e buxhetit për 50 për qind rri arritje të madhe të qeverisë.
“Më 9 shkurt do të jenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Krahasuar me vitin 2021 kur e kemi marrë qeverisjen, në vitin 2025 buxheti i Kosovës do të jetë 50 për qind më i lartë. Pra 50 për qind buxhet më shumë do të ketë Kosova në vitin 2025 sesa në vitin 2021″.
“Lëvizja Vetëvendosje i ka pasur mbi 50 për qind në vitin 2021, dhe unë besoj që nuk do të ketë ndryshime, rrjedhimit do të fitojmë sërish me mbi 50 për qind”, tha Kurti.