Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thirrur konferencë për media nga ora 13:00, teksa në seancën e sotme të Kuvendit për tekstet shkollore, të ftuar nga opozita, nuk po marrin pjesë, raporton Gazeta Enigma.
Seanca e jashtëzakonshme aktualisht nuk ka nisur, pasi asnjë deputet i Vetëvendosjes nuk është në sallë, ndërsa nga kabineti, prezente është vetëm ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Në sallë tashmë kanë mbërritur vetëm disa deputetë të opozitës, gjë që nuk ua mundëson kuorumin për të nisur seancën.