VV kundërshton amendamentet për sigurimin shëndetësor dhe pensionimin e parakohshëm për policinë

VV kundërshton amendamentet për sigurimin shëndetësor dhe pensionimin e parakohshëm për policinë

Dy amendamente të propozuara në Kuvendin e Kosovës – për sigurimin shëndetësor dhe pensionimin e parakohshëm për Policinë e Kosovës nuk kanë kaluar.

Kanë qenë deputetët e Vetëvendosjes që kanë ngritur dorën kundër këtyre dy propozimeve, të Rashit Qalajt dhe Ganimete Musilut. Ai që është parë të ketë abstenuar është kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca.

Qalaj me amendamentin e tij ka kërkuar ndarjen e pesë milionë euro për sigurimin shëndetësor për policinë, ndërkaq Musliu 10 milionë për pensionim të parakohshëm.

Deputetja Musliu ka thënë pas kësaj se i vjen turp që është pjesë e kësaj legjislature.

“Sot patët mundësinë që t’i përmirësoni gabimet. I keni detyruar policinë, për inate personale e politike që të dalin në protesta. Turp! Turpi qoftë mbi ju”.

Në kuvend deputetët po diskutojnë për projektbuxhetin e vitit 2024, të pritet të miratohet në lexim të dytë.

Related Articles