Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, në vazhden e fushatës zgjedhore, ka vizituar lagjen “Iliria”.
Nëpërmjet një komunikate për media, ata kanë bërë të ditur se Vetëvendosje, dega në Gjilan kanë fituar besimin e banorëve të kësaj lagjeje dhe se të njejtit mezi po e presin diten e cila, sipas tyre do të shënoj pikënisjen e re të qeverisjes në nivel lokal.
Komunikata e plotë:
Ngado që po shkojmë, po e gjejmë entuziazmin e fitores, e kjo po e vulos fitoren e madhe të 17 tetorit. Edhe qytetarët e lagjes “Iliria”, me padurim po e presin ditën e cila shënon një pikënisje të re në mënyrën e qeverisjes në nivel lokal.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me deputetët Hydajet Hyseni e Luan Aliu, si dhe me kandidaten për asamble Mimoza Kadriu, shpalosën pjesë nga programi qeverisës, ku u përmend domosdoshmëria e krijimit të zonës ekonomike, e cila ia rrit mundësitë për qarkullim bizneseve. Pastaj, ndërtimi i qendrave inovative për rininë dhe mbështetja e gruas në ndërmarrësi, ishin vetëm disa nga pikat që u prezentuan aty. E të gjitha këto, do bëhen në bashkëpunim me qytetarët, sepse bashkë fitojmë, bashkë qeverisim!
#pertegjithalagjet
Lëvizja Vetëvendosje – Gjilan
Hapsirë e sponsorizuar